Sa të pasur janë Sekretarët e Ministrive, deklaratat me 12 emrat

Shqipëria

Sa të pasur janë Sekretarët e Ministrive, deklaratat me 12 emrat

Më: 13 janar 2018 Në ora: 13:16
Qeveria Rama

Sa te pasur jane sekretaret e pergjithshem te ministrave?

 AIS, organizatë jo qeveritare, në kuadër të Projektit Money, Government and Politics (Para, Qeverisje dhe Politikë) në Portalin Spending Data Albania (shpenzime transparente për Shqipërinë) ka shtuar një kategori të re informacioni. Kategoria përmban të dhëna për deklarime të pasurisë dhe interesave ekonomike, për Sekretar të Përgjithshëm të Ministrive.

Deklarimet e pasurisë hedhin dritë mbi interesa ekonomike dhe pronësore të individëve, dhe anëtarëve të familjes. Në deklarata ka informacion për të ardhura nga puna, bizneset, pjesëmarrje në borde dhe këshilla publik, të ardhura të titujve financiarë, të ardhura nga qiradhënie apo detyrime të ndryshme kontraktore.

Deklarimet janë fillestare sipas datës së marrjes së detyrës si Sekretar apo pozicione të mëparshme për të cilat subjektet kanë pasur detyrim të bëjnë deklarime fillestare. Disa nga subjektet kanë më shumë se një deklarim fillestar.

Image

Gjithashtu për secilin subjekt janë publikuar të dhëna për deklarime vjetore ku shfaqen vlera për të ardhura dhe ndryshimet pasurore të vitit.

Image

Sekretaret e Përgjithshëm. 
1. Anila TRIMI
2. Arian KRAJA
3. Aurora ALIMADHI
4. Elira KOKONA
5. Engjëll AGACI
6. Gazmend BARBULLUSHI
7. Gelardina PRODANI
8. Gentian KËRI
9. Koli BELE
10. Oltjon MUZAKA
11. Plarent NDRECA
12. Igli HASANAJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat