Do ketë dhunë në 27 janar? Kryemadhi: Po të jetë për ta rrahur Ramën...

Shqipëria

Do ketë dhunë në 27 janar? Kryemadhi: Po të jetë për ta rrahur Ramën...

Më: 13 janar 2018 Në ora: 15:56
Monika Kryemadhi

Nga Vlora aty u bëri thirrje gjithë militantëve të saj për të marrë pjesë në protestën që do të mbahet nga opozita më 27 janar, Monika Kryemadhi nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ajo tha se "vendi po kalon një  situatë me vërtet problematike dhe kjo është ajo që na shtyn edhe më shumë  për tu ngritur dhe për të protestuar".

"Për të protestuar në protesta paqësore ska nevojë as për të qenë të dhunshëm, as për të kërcënuar Edi Ramën se po të jetë për ta kërcenuar e për ta rrahur ka sa të duash që e rrahin brenda në Parlament nga Socialistët e vet, por për ti treguar që shqiptarët janë me shumicë kundër tij”- tha ajo gjate takimit me strukturat e LSI ne Vlore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat