Rama reflekton për Policinë: Ka drejtues të përfshirë në veprimtari kriminale

Shqipëria

Rama reflekton për Policinë: Ka drejtues të përfshirë në veprimtari kriminale

Më: 13 janar 2018 Në ora: 16:21
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër me Policinë e Shtetit sot në aktivitetin për 105-Vjetorin e krijimit të saj, po aq i ashpër sa ç’është treguar kohët e fundit ndaj gjykatësve dhe prokurorëve. Gjuha e ëmbël e Ramës në mandatin e parë për “Policinë që duam” u bë e hidhur teksa ai pranoi me gojën plot se në Polici ka drejtues të përfshirë në veprimtari kriminale.

“Në vitin 2017 policia shqiptare sekuestroi nga organizatat kriminale 40 milionë euro pasuri. Të gjitha këto nuk duan të thonë se drejtues të policisë nuk janë përfshirë në veprimtari kriminale me trafikantët e drogës. Të gjitha këto nuk duan të thonë se spastrimet është një proces i përfunduar. Ne jemi absolutisht të sigurt që edhe spastrimi i domosdoshëm është jetik dhe do ta realizojmë me sukses të plotë.

Prandaj brenda 100 ditëve të para të këtij mandati kemi përfunduar hartimin e bazës ligjore për të transformuar në ligj vetingun në Policinë e Shtetit. Vetingu do të bëjë të mundur largimin e të gjithë drejtuesve dhe efektivëve të përfshirë në veprimtari kriminale apo me burime të pajustifikuara të policisë të akumuluar në këto vite. Kjo do të jetë baza e mandatit tonë të dytë”, u shpreh Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat