Grabitje në Fier, vidhen 10 mijë euro të reja në banesën e 56-vjeçarit

Shqipëria

Grabitje në Fier, vidhen 10 mijë euro të reja në banesën e 56-vjeçarit

Më: 13 janar 2018 Në ora: 17:05
Ilustrim

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Mësohet se është grabitur një sasi e konsiderueshme parash në dy valuta.

Sipas burimeve policore, në lagjen “Kryengritja”, është vjedhur banesa e K.M. 56 vjeç.

Sipas të njëjtave burime, janë marrë 10.000 euro e 550.000 lekë (të reja).

Policia njofton se po “punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat