Hakmarrje personale apo me prapavijë politike? Ish-kryeprokurori flet për lëvizjet e Arta Markut

Shqipëria

Hakmarrje personale apo me prapavijë politike? Ish-kryeprokurori flet për lëvizjet e Arta Markut

Më: 13 janar 2018 Në ora: 18:30
Ish-prokurori i përgjithshëm, Theodhori Sollaku

Ish-prokurori i përgjithshëm, Theodhori Sollaku, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, foli për zgjedhjen dhe lëvizjet e fundit të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku.

Sollaku gjithashtu u shpreh skeptik në lidhje me mënyrën e implementimit të procesit të Vettingut.

Për shkarkimet dhe emërimet e reja të kryeprokurores Marku, ish-prokurori i përgjithshëm tha se nuk mendon që këto të jenë bërë për prapavijë politike apo për hakmarrje personale, edhe pse nuk i përjashton si mundësi, shkruan BalkanWeb

Shkarkimet dhe emërimet e fundit të Arta Markut

Arta Marku po operon me ndryshime të reja thelbësore. Kemi patur një prokuror me atribute të forta.  Prokuroria nuk është më organ i centralizuar. Prokuroria nuk është më një institucion unik, por e copëzuar. Sot kemi krijuar Prokurorinë e posaçme, SPAKU-n që ende nuk është funksional.  Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm por edhe ai që do vijë, nuk ka kompetencë të merret me krimin e organizuar, krimet e rënda apo çështjet e hapura për politikanë.

Dua të them që prokurori i përkohshëm ka të drejtë të merret me vëzhgime e mbajtje shënim nëse ka shkelje të prokurorëve. Ka një dispozitë kalimtare që prokurori në detyrë, ka të drejtë të caktojë prokurorët në një prokurori për mirëfunksionimin e saj. Lëvizjet e fundit kanë prekur prokurorët të emëruar me dekret Presidenti dhe ata të komanduar, të caktuar përkohësisht.

Për zonjën Gashi dhe Gjana, ka kapërcyer ligjin, se nuk është ngritur KLP, nëse nuk është ngritur, atëherë do e mbash aty.

Këto lëvizje a janë motivuara politikisht?

Nuk e përjashtoj këtë, por nuk besoj se ka prapavijë politike. Ajo thjeshtë mendon se në këtë kohë të shkurtër, po mendon të bëjë diçka më mirë në prokuroritë ku po bën lëvizjet.

Kriteret ligjore i plotëson, por s’di të them a ka shkëlqyer kur ka qenë në Shkodër. Duhet provuar, t’i jepet shansi që të gjykohet.

Hakmarrje personale e Markut për çiftin Gashi-Gina?

Këtë duhet pyetur vetë Marku, por nuk përjashtohet ideja që të ketë pasur një konflikt me ta. Por s’dua të gjykoj pa ditur gjë.

Sa besimplotë jeni për Vettingu-n?

Nuk jam shumë optimist. Edhe për mënyrën se si do implementohet. Do duhet të dimë a e meriton një gjyqtar besimin e popullit apo jo. Do e ketë të vështirë komisioni i kualifikimit që të heqë nga sistemi ata që e meritojnë vërtetë. Kjo më bën pak skeptik për mënyrën e implementimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat