Ansambli “Shota” me veshje kombëtare e përcjellën valltarin Çeliku për në banesën e fundit - Bota Sot
Ansambli “Shota” me veshje kombëtare e përcjellën valltarin Çeliku për në banesën e fundit

Shqipëria

E mërkurë, 17 tetor 2018

Ansambli “Shota” me veshje kombëtare e përcjellën valltarin Çeliku për në banesën e fundit

Më: 13 janar 2018 Në ora: 18:48
Rexhep Çeliku, lamtumira

Pas një sëmundje të rëndë dje është ndarë nga jeta Rexhep Çeliku, solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Ai ndryshe njihej edhe si ‘Valltari Fluturues’, i cili i fali koreografisë shqiptare plotë 32.000 role.

Vdekja e valltarit Çeliku ka prekur të gjithë, ndërsa sot atij i është dhënë edhe lamtumira e fundit. Para së të përcjellet për në banesën e fundit u organizuan edhe homazhe në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Image

Për t’ia dhënë lamtumirën shkuan në Tiranë edhe një pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova. Të cilët me veshje kombëtare nderuan dhe ia dhanë lamtumirën e fundit mjeshtrit të madh të valles shqipe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test