Drejtori i policisë po mbante fjalim kur dëgjoi shpërthimin në Shkodër - Bota Sot
Drejtori i policisë po mbante fjalim kur dëgjoi shpërthimin në Shkodër

Shqipëria

E shtunë, 21 prill 2018

Drejtori i policisë po mbante fjalim kur dëgjoi shpërthimin në Shkodër

Më: 13 janar 2018 Në ora: 19:13
Pamje nga ngjarja

Sot në drejtoritë e policive të çdo qarku është festuar 105 vjetori i Policisë Shqiptare. Edhe në Shkodër po mbahej ceremonia e rastit. Nuk kishin kaluar as 2 minuta nga fjalimi i drejtorit te policisë së qarkut Shkoder Gjovalin Loka, kur në sfond nga mjediset e jashtme të komisariatit të këtij qyteti, dëgjohet zhurma e një shpërthimi të fuqishëm.

Në pak sekonda uniformat blu marrin njoftimin dhe shpërndahen me shpejtësi në terren. Kamera dhe gazetari i Ora News, Bepin Kolvata, ishin atje për të filmuar gjithçka çfarë ndodhi dhe jua sjell me video momentin. Televizioni Ora News dhe faqja online Ora News.tv transmetuan te paret lajmin e shperthimit shoqëruar me foto dhe video

Ora 10:30 (13 janar 2018) një sasi tritoli ishte vendosur në hyrje të një godine dy kateshe në lagjen “Rus” prej ku mbeten të plagosur 8 persona. Lënda plasëse ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar në hyrje, e cila është ndarë më dysh, ndërsa demet materiale të shënuara në dyqanet perreth ishin të shumta.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur rëndë pronari i objektit dy katësh Lulzim Kulla i cili ka qenë duke i hipur mjetit kur ka ndodhur shpërthimi.

Dyshohet se objekt i atentatit ka qenë Kulla, por zyrtarisht policia nuk ka dhënë ende një deklaratë se kush mund të ketë qenë objektiv.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin.

Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test