Elona Guri shpërthen ndaj Ramës: Larg duart e gojën nga LSI, njeri i orgjive në administratë

Shqipëria

Elona Guri shpërthen ndaj Ramës: Larg duart e gojën nga LSI, njeri i orgjive në administratë

Më: 13 janar 2018 Në ora: 21:17
Elona Guri- Edi Rama

Një nga këshilltaret e LSI-së, që ka reaguar më të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama është Elona Guri.

Edhe ditën e sotme, ajo ka reaguar lidhur me disa deklarata të kryeministri Edi Rama, bërë në Lezhë, ku akuzonte drejtuesit e LSI në administratë gjatë katër viteve të shkuara.

Përmes një statusi në profilin e saj në ‘Facebook’, Guri i kërkon Ramës të qëndrojë larg njerëzve të LSI-së.

 “Larg duart e gojën tënde nga njerzit e LSI. Ti i droguar, i kriminalizuar, i korruptuar, njeri i orgjive në administratën shtetërore. Ti dashke të bësh moral dhe presion?! Kësaj arrogance e këtij pislliku propagandistic që ti përfaqëson, do jenë njërëztit që do ti japin përgjigjen që meriton.” shkruan ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat