Demiraj: Policia e përfshirë në trafik drogë, Çako të ishte larguar me kohë

Shqipëria

Demiraj: Policia e përfshirë në trafik drogë, Çako të ishte larguar me kohë

Më: 14 janar 2018 Në ora: 10:34
Dritan Demiraj

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, ka folur për gjendjen aktuale të Policisë së Shtetit në këtë 105-vjetor të saj.

Demiraj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, është shprehur se 2017-a ka qenë vit i rëndësishëm kundër kanabizimit të vendit, por kjo edhe falë opozitës që ka denoncuar me emra.

Ish-ministri tha se largimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, nga ministri Xhafaj ishte një veprim i mirë, duke e cilësuar atë përgjegjës për gjendjen e krimit në vend.

Dritan Demiraj u shpreh në studio se policia e  shtetit është e politizuar, pasi sipas tij që me ardhjen në pushtet të PS, janë larguar drejtuesit më të aftë që policia ka pasur.

“2017 ka qenë një vit i rëndësishëm në luftën kundër kanabizimit të vendit, kjo për shkak të presionit ndërkombëtar dhe të opozitës në këtë çështje, e cila me emra ka denoncuar raste të rëndësishme.

Përfshirja në trafikun e drogës është një njollë e zezë për policinë, por nuk mund të themi që policia nuk ka punuar mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat