Pas motit të ngrohtë, Kukësi përfshihet nga reshje dëbore

Shqipëria

Pas motit të ngrohtë, Kukësi përfshihet nga reshje dëbore

Më: 14 janar 2018 Në ora: 10:40
Kukesi

Rajoni i Kukësit është përfshirë nga reshje dëbore që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe nesër.

Reshje dëbore po bien edhe në rrugën e Kombit, por deri më tani nuk ka problematika. Në qarkun e Kukësit ka rënie të ndjeshme të temperaturave.

Nga ana tjetër, drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje që të kenë kujdes gjatë qarkullimit nëpër rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat