Mësuesja i kërkoi me tumor i kërkoi ndihmë Ramës

Shqipëria

Mësuesja i kërkoi me tumor i kërkoi ndihmë Ramës

Më: 14 janar 2018 Në ora: 11:27
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike Triitan Shehu denoncon ashpër politikat e qeverisë “Rama” për shëndetësinë ndërsa e bën atë përgjegjës direkt për varfërimin e tejskajshëm të shqiptarëve.

Edhe sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Shehu bën fajtore varfërinë e shëndetësisë si shkak për gjendjen e arsimtares së Rrëshenit e cila foli dje në një takim me Kryeministrin Rama.

Po ashtu deputeti demokrat iu kërkon njerëzve të bëjnë kujdes nga importet paralele të Kemiopreparateve e medikamenteve të kushtueshme.

Postimi I plotë:

Z.RAMA, TRAGJEDIA E ARSIMTARES NGA RRESHENI ESHTE E LIDHUR ME VARFERINE ABSOLUTE TE SHENDETESISE.

Nje arsimtare me nje patologji tumorale i ankohet Kryeministrit per mungesen e Herceptines.

Asgje e re dhe e cuditeshme ketu per sistemin tone shendetesor ne nivelet e varferise Afrikane e me spekullimeve shkaterruese.

Nuk mungon vetem Herceptina, por ka nje krize per te gjithe kemiopreparatet e shtrenjta.

Mungon edhe Radioterapia korrekte dhe e pershtatshme per shumicen e pacienteve.

Buxheti i yne nuk mbulon as nevojat e 45% te pacienteve per Kemioterapi, pa folur per ate te personalizuar, qe jemi shume larg.

Sa perqind e pacienteve, qe duhet te trajtohen me Radioterapi, flas per Akselerator Linear se ky perdoret sot, u sigurohet kjo nga publiku?

Shume pak!

Dhe dicka, kujdes nga importet paralele te Kemiopreparateve e medikamenteve te kushtueshme, fatkeqesisht nje praktike e ndeshur kjo gjate qeverisjes suaj Z.Rama!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat