Shqiptari-policëve italianë? “Po transportoj drogë” - Bota Sot
Shqiptari-policëve italianë? “Po transportoj drogë”

Shqipëria

E shtunë, 20 tetor 2018

Shqiptari-policëve italianë? “Po transportoj drogë”

Më: 14 janar 2018 Në ora: 11:46
Ilustrim

Një shqiptar është arrestuar me të paktën 70 kilogramë lëndë narkotike nqë makinë mbrëmjen e djeshme nga policia italiane në Valdarno.

Mediat italiane shkruajnë se 38 vjeçari me inicialet A.V kishte fshehur në bordin e makinës një sasi droge e cila do ti sillte jo pak por 350 mijë euro fitime nëse do ta shiste në tregun me pakicë.

Ditët e fundit, policia në Fiorentino kishte marrë informacione se një person me kombësi shqiptare që banonte në krahinën e Firences kishte vizituar Italinë e Jugut me një makinë të errët “Renault Koleos” për të marrë një sasi të konsiderueshme droge e destinuar për në tregun e provincës.

Për këtë arsye, gjatë gjithë ditës së të premtes, kishte patrullime në rrugët kryesore që të çonin në Firence. Përpjekjet e karabinierëve u “shpërblyen” pasditen vonë, kur në “rrjetën” e tyre përfundoi automjeti i kërkuar, i përdorur për transportin e drogës.

Pas vëzhgimit për disa kilometra, në rastin më të parë, policia ushtroi kontrollit të automjetit dhe shoferi me sinqeritet pranoi paraprakisht se po transportonte drogës.

Në bagazhin e pasmë, ka qenë e fshehur me një pëlhurë katër pako të mbështjellja me celofon, pesha totale e të cilës ishte 70 kg. 38 vjeçari shqiptar u arrestuam, ndërsa u sekuestrua edhe droga.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test