Flet mjeku Vat Marashi: Si u integrova si mjek në Itali, rruga mes mësimit dhe racizmit

Shqipëria

Flet mjeku Vat Marashi: Si u integrova si mjek në Itali, rruga mes mësimit dhe racizmit

Nga: Albert Z.Zholi Më: 14 janar 2018 Në ora: 13:39
Vat Marashi

Për të studiuar për mjekësi, kishte një dëshirë të brendshme që në voglì. Kur shikonte njerëz në zonën e tij që ishin sëmurë dhe në disa raste për shkak të largësisë së qendrave shëndetësore,  nuk kishin mundësì të mjekoheshin në kohë,  i lindi dëshira për tu bërë mjek, pra për ti shërbyer komunitetit të tij, njerëzve të krahinës. Shkollën e mesme e kreu në Dukagjin, edhe pse me kushte familjare të vështira, pati rezultate të larta. Filloi Universitetin në vitin 1980 dhe e mbaroi më 1985 për Mjekësi të Përgjithshme. Me rezultate e mira që kishte mund të pretendonte të sistemohej në Shkodër a Tiranë, por, për njëfarë devocioni per krahinën  i kërkoi me letër ministrisë sé shëndetësisë të emërohej në Dukagjin. Me gjithë përgjigjen pozitive, gjërat ndryshuan dhe fati e çoi në Iballë të Pukës, ku për pesë vjet shërbeu 24 orë në ditë si mjek dhe drejtor i spitalit rural të asaj zone të thellë e të izoluar në dimër.

-Si ishte shëndetësia në atë periudhë e në atë zonë? A kishte kushte dhe profesionalizëm? Mjekët a ishin të përgjegjshëm e larg mitmarrjes?

Ah, po. Dua të them se në atë sistem, me gjithë të metat dhe vështirësitë, mjekësia ishte e admirueshme. Kudo gjëje mjek të përkushtuar, profesionistë dhe të aftë, të sakrificës, plot dinjitet që ditë e natë shkonin e jepnin ndihmën mjekësore.  Pa shpërblim dytësor, e ndjenim detyrim dhe padyshim mund të thuhet se të jesh mjek për atë brez ishte së pari mision.  Mitmarrja ne atë kohë ishte një “ëndërr” e largët dhe e pa përdorshme. Personalisht, atëherë e sot jam kundër ryshfeteve, preferoj shpërblimin ligjor sipas punës, por në atë kohë, në se dikushi donte mitmarrje do matej mirë…Edhe në qendrat më modeste bëhej çmos per pastërti e rregull; pajisjet  nuk ishin moderne por përpiqeshim ti mbàjmë funksionale. Përgjithësisht, mund të them se mjekët ishin profesionalë me gjithë sistemin e ngurtë dhe rrogat e vogla.

Image

-Né ç’kushte e gjete qendrën spitalin ku u caktove, cila ishte puna që bëre?

Ambientet nuk qenë në kushte të mira ndaj menjëherë kërkova këshillit dhe seksionit  të shëndetësisë ndërhyrje dhe me gjithë fondet modeste, e kthyem spitalin né një farë modeli jo vetëm nga kushtet higjienike e strukturale, por edhe nga rregulli e disiplina,  si nga ana e mbajtjes se dokumentacionit e sidomos nga cilësia e shërbimit, nga qetësia ne spital deri tek shpërndarja korrekte e ilaçeve,  etj. Pas disa muajsh spitali filloi të funksionojë mirë, por zona mjaft e thyer dhe e shtrirë,  30 shtretër ishte kapaciteti i spitalit i ndarë në 10 shtretër për çdo repart mes pediatrisë, lindjeve dhe shtrimeve per sëmundjet akute , pa përmendur urgjencat dhe traumat  të rritura edhe nga puna në pyje, puna ne terren me çerdhet, vdekshmëria foshnjore të cilën fillimisht e gjeta né shifra të larta jo pa faj edhe të shërbimit kompetent shëndetësor te asaj kohe , megjithëse më vonë , falë punës sé palodhur gati e ulëm në zero, të gjitha këtë pra, për pesë vjet i vetëm do më lodhnin jo pak, por me rezultatet e punës dhe eksperiencën e fituar dhe mbi të gjitha me mirënjohjen nga ana e njerëzve të mrekullueshëm te asaj zone, nuk mund të mos dilja i kënaqur.

-Si vazhdoi më tej formimi juaj profesional?

Nga natyra më pëlqen studimi, ndaj edhe në ato kushte vazhdova leximin e literaturës mjekësore pa ndërprerje dhe bile mësova edhe italisht e anglisht, autodidakt… Sapo gjeta mundësinë e parë ne 1990 shkova në Tiranë dhe mbarova Pediatri e Gjinekologji, per t’u larguar ne Itali ne 1994 për një specializim  dy vjeçar ne Diagnozën Prenatale (sëmundjet e shtatzënisë), ne Firence, qytet me histori të veçantë arti dhe kulture, dikur si kryeqytet i Europës jo vetëm per artin,  natyrisht horizontet e mija u zgjeruan dhe me entuziazëm prisja të kthehem për të vëne ne praktikë dijet e mija, por siç e përmenda fatin që me çoi ne Pukë, kësaj radhe, për arsye sentimentale, por edhe kushtet per punë e studime,  do me linte për kohë të pa afat né Itali, ne atë Firence ku e nisa e gjendem edhe sot pas 24 vjetësh… Aty, pasi kalova dy vjet ne Poliklinikën Universitare kur vendosa të rrijë edhe me punë ne Itali , si rastësisht u ndesha për herë te parë me problemet e emigracionit tonë. Tragjedia e vrasjes se një djali te mirë, jo vetëm më preku thellë, por më beri të kuptoj se pa një shoqate nuk mund të gjendej ndihmë për të tilla raste as per kthimin e trupit pranë familjes ne Shqipëri. Natyrisht, shqiptaret janë me të merret ne Botë ne raste te tilla, dhe do mblidheshin me qindra duke kontribuar me mundësitë qe kishin por paralelisht, me ndihme specialistesh vendas përgatita një statut dhe formuam shoqatën e parë në Toskana, te quajtur “Albania në Toscana” në Korrik 1996. Të jem realist,  ndihmova per statutin dhe formimin por nuk kisha as me te voglën ide te jem unë kryetari dhe atë ditë kur anëtarët themelues ma “lanë” ne qafë atë detyrë telashet mi situa, por nga ana tjetër ju vura me shpirt asaj pune plus profesionit  dhe,  në përpjesëtim me hallet e njerëzve tanë u shtuan  edhe përpjekjet e mija për t’i zgjidhur ato. Që nga problemet e dokumenteve, te animi, te punës, përkthimet e deri të hallet shëndetësore,  futja e fëmijëve në shkollë etj, gradualisht  përfshirja në një farë beteje me mediat, shoqata jone për shumë vjet që në ballë të punës , si i thonë, me mish e me shpirt.

Image

A njohe shenja racizmi gjatë studimeve, po më vonë si mjek ?

Shenjat e racizmit shfaqen në mënyra të ndryshme, aq më shumë kur nuk punon, kur nuk studion, kur do të qëndrosh parazit apo te thyesh ligjet. Personalisht ndihesha mirë gjate studimeve dhe gjatë punës e mund te them se nuk pati shenja te dukshme racizmi, por  shqiptaret edhe për faj të sjelljeve të disave, fituan një nam te keq, i cili çoi ne  intolerance deri në një farë fushate edhe te mediave kundër komunitetit  tone,  sidomos rreth viteve 96-2001 afërsisht dhe nuk kish gazetë a emision lajmesh të mos kishte një pjesë të mirë me “kronikat e zeza” për shqiptarët me dhe pa faj. Me punën tonë në ndihmë të integrimit te komunitetit, me ndërhyrjet edhe ne shkolla , me aktivitetet kulturore, artistike, me “Javën e Kulturës Shqiptare” e deri me transmetim lajmesh shqip në “Radio Miqësìa”, shoqata dha një kontribut te pashoq ne përmirësimin e jetës se emigrantëve tanë kryesisht por edhe ne përmirësimin e ndjeshëm te opinionit per shqiptarët. Rigorozisht falas shërbimet tona per emigrantët shqiptarë!  Natyrisht, përpjekjet e vetë familjeve shqiptare per shkollimin e fëmijëve dhe integrimin në shoqëri do të ishin baza e shëndoshë edhe e suksesit. Puna jonë, qe edhe me intensive gjatë trazirave ne Shqipëri ne 97 dhe gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-99, me dhjetëra konferenca e manifestime, gjithmonë për unitetin  të popullit tonë, kundër dizinformimit dhe për t’ju dhënë ndihmë refugjatëve. Pas kësaj kohe të vështirë, fushata e urrejtjes kundër shqiptarëve ra, dhe nga ana tjetër një pjese e madhe e emigrantëve tanë ka arritur një shkallë integrimi me punë, shkollim fëmijësh e nivel jetese të krahasueshëm me vetë italianët.

-Diçka më shumë per aktivitetin tuaj profesional dhe shoqëror …

Siç thashë, impenjimi me komunitetin u shndërrua ne një barrë që sa vinte e rritej.  Ne 2001, pas Javës se bukur te Kulturës Shqiptare, inauguruam “Koordinimin e Shoqatave Shqiptare” dhe zyrën e re, me te gjitha shërbimet falas, duke filluar nga shërbimi mjekësor, gjuha shqipe per fëmijët tanë, grupi per punësim, per strehimet, përkthimet e legalizimet e dokumenteve, etj ndërkohë qe nga 98 isha emëruar “Anëtar i Këshillit Territorial te Emigracionit” nga Ministria e Brendshme e Italisë dhe ne 2001 u zgjodha “Kryetar i Këshillit të huajve për Provincën e Firences”etj. Krahas këtyre, puna në shërbimin e urgjencës dhe në pediatri ne terren si dhe me vone prej me se dhjetë vjetësh edhe ne sektorin privat si mjek i specializuar në “Mjekësinë Homeopatike” dhe “Antropozofike” përkatësisht  4 dhe 3 vjet (të kryera ne Itali, Gjermani e Zvicer) ma shtojnë impenjimin, por si njeri që zemrën e ka te ndarë ne dy, ku pjesën më të madhe e ka te Atdheu i vet, vitet e fundit, si të mos kisha boll impenjime kam shtuar edhe ndonjë aktivitet  që i hedh sytë edhe më tepër drejt vendlindjes…

-Po kam lexuar në rrjetet sociale per disa aktivitete tuajat edhe vitet e fundit, a mund të na jepni ndonjë të re ?

Ndër të tjerat, para nja dy vjetësh ne Itali themeluam “Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare”i të cilit jam i zgjedhur kryetar, pjesë e Rrjetit Global të formuar qysh në 2014, e përkrahur jo vetëm nga qeveria e Kosovës por edhe nga shtetet e bashkuara, Norvegjia etj dhe sot Rrjeti është shtrire ne 25 shtete në të katër kontinentet.

-Po çfarë është ky “Rrjeti i Bizneseve te Diasporës Shqiptare”, Ku e ka qendrën dhe çfarë objektivash ka?

Sikur ka edhe emrin, Rrjeti është ai “impiant” qe lidh sipërmarrësit shqiptarë ne mes njeri-tjetrit në radhë të parë, fillimisht njihen, pastaj vendos shkëmbimi i mallrave e i shërbimeve mes tyre duke kontribuar ne rritjen e fuqisë prodhuese dhe ekonomike ne emigracionin shqiptar kudo që ndodhet dhe, synimi objektiv është që rrjeti të fuqizohet progresivisht deri ne atë shkalle sa te behet faktor i rëndësishëm ne zhvillimin ekonomik, kultural, profesional te të gjitha trojeve ne të gjitha trevat shqiptare ose ku jetojnë shqiptarë, pa dallim nga kufijtë shtetërorë.

-Si funksionon nga ana strukturale dhe organizative ky Rrjet ?

Siç thashë,  RR.B.D.SH.  është formuar deri tani në 25 shtete, ku kryetari i çdo shteti është anëtar i Këshillit Drejtues, siç jam unë për Italinë. Kryetari i Përgjithshëm është z. Nazar Mehmeti  me prejardhje nga Prespa dhe banim né Dallas, Kryetar Nderi Z. Lazim Destani nga Tetova dhe me banim ne Dysseldorf, dy njerëz sipërmarrës të zotë, humanistë dhe me një kontribut edhe ekonomik personal të konsiderueshëm per çështjen shqiptare. Forumi Ekonomik Global i parë  u mbajt né Shtatorin e 2016 ne Neë York, me pjesëmarrjen e 700 sipërmarrësve nder me te zotet anë e mbanë globit,  kongresmenë amerikanë, partnerë te biznesmenëve tanë e miq nga shume vende. Forumi i dyte u zhvillua ne Prishtinë në fund të Nëntorit 2017, ne përkim edhe me Festat e Flamurit, me mbi 500 firma të rëndësishme, gjatë të cilit u prezantua edhe platforma e përpunuar me specialistë të USAID e nën kujdesin e drejtpërdrejtë te Qeverisë Amerikane – përkrahëse e madhe e këtij projekti. Gjatë Forumit në Prishtinë, ku morën pjesë edhe krerët më të larte te qeverisë Shqiptare dhe të Kosovës, të cilët dhanë edhe gatishmëri bashkëpunimi dhe garanci per investuesit edhe nga ana e legjislacionit si dhe u nënshkruan kontrata investimesh për rreth 500 milion Euro si në Kosovë, Shqipëri dhe në treva të tjera ku jetojnë shqiptare. Pra synimi i këtij organizimi është ndihma dhe investimi ne trojet tona si dhe bashkëpunimi dhe lidhja ne mes te të gjithë sipërmarrësve shqiptarë që banojnë brenda dhe jashtë Atdheut. Një nismë e madhe kjo për kombin tonë né këto momente të vështira që kalon ekonomia botërore. Ndihma dhe puna e këtij Rrjeti i ka dhënë rezultatet e para dhe tani pritet edhe më shumë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat