Zbardhet "Rruga e Kombit", nis bora në Veri të vendit

Shqipëria

Zbardhet "Rruga e Kombit", nis bora në Veri të vendit

Më: 14 janar 2018 Në ora: 15:37
Ilustrim

?Mëngjesin e kësaj të diele e gjithë verilindja u mbulua nga reshje të dendura dëbore.

Megjithatë edhe pse me intensitet të lartë, në Kukës reshjet e dëborës nuk krijuan problem në akset kryesore.

Tek Rruga e Kombit, por edhe të gjitha akset e tjera rrugore qarkullohet pa zinxhirë, raporton klan. Ndërsa mjetet borëpastruese janë vënë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast  nëse do të ketë situata problematike. 

Edhe në fshatrat e thella malore të rajonit verilindor nuk ka probleme. Energjia elektrike nuk ka munguar dhe furnizimi me ujë të pijshëm është i rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat