As Rama as Berisha, emri i deputetit më efikas do t'ju çudisë

Shqipëria

As Rama as Berisha, emri i deputetit më efikas do t'ju çudisë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 06:37
Rama dhe Berisha

A e dini cili është deputeti me efektivitet më të lartë në Kuvendin e Shqipërisë?

Dhe për çudi nuk është as Rama, as Berisha e Basha por Erjon Braçe i partisë Socialiste. Pas Braçes vijon Vokshi e Tabaku (PD), ndjekur nga Vasili (LSI), Balla e Felaj (PS), Boçi, Spaho e Gurakuqi (PD). 

Diferencat në pikë janë minimale dhe tabela ilustron tërësinë e pikëve vlerësuese pozitive e negative të tyre. 

Kush janë në vendet e fundit, me tregues negativ efektiviteti?

Natyrisht dy deputetët që humbën mandatin në kuadër të dekriminalizimit, dhe përpara tyre, “të heshturit” në parlament, si dhe ish ministri Tahiri, nën hetim dhe pa imunitet parlamentar. 

Ku janë emrat e tjerë të njohur të politikës? Secili sipas meritës: p.sh, nëse deputetë si Berisha apo Kryemadhi janë aktiv në parlament në debatet në séanca, nuk kanë vlerësime pozitive në treguesit e tjerë.

Ka gjithashtu deputetë që debatojnë por nuk marrin pjesë në votimin e ligjeve, që nuk iniciojnë ligje dhe as bëjnë amendime, interpelanca e pyetje, siç ka deputetë që nuk janë aktiv në zonën e tyre elektorale dhe as në jetën publike.

Instituti i Studimeve Politike vlerëson se është në interesin publik të zgjedhësve, medias dhe publikut për të njohur më mirë dhe më në thellësi cilët janë përfaqësuesit e tyre politikë, sa përfaqësues dhe efektiv janë ata, sa mbahen premtimet dhe cilat duhet të jenë standardet më të larta të përfaqësimit në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat