Vdekja e 7-vjeçares, ekspertët “zbarkojnë” në Pediatrinë e Durrësit

Shqipëria

Vdekja e 7-vjeçares, ekspertët “zbarkojnë” në Pediatrinë e Durrësit

Më: 15 janar 2018 Në ora: 11:34
Ilustrim

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me rastin e vdekjes së vogëlushes 7-vjeçare në Pediatrinë e Durrësit.

E mitura ndërroi jetë një ditë pasi u shtrua me simptoma të rënda gripale, dhe me temperaturë shumë të ulët.

Ndërkaq mësohet se ekspertë të policisë gjyqësore kanë “zbarkuar” sot në repartin e pediatrisë për të sekuestruar kartelën shëndetësore e të vogëlushes së ndjerë.

Edhe specialistë të Ministrisë së Shëndetësisë pritet të angazhohen për zbardhjen e ngjarjes.

Organi i akuzës po heton qe kane ndjekur mjeket, për të verifikuar nëse ka apo jo neglizhence në trajtimin e vajzës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat