Vasili: Rama e minoi qëllimisht integrimin evropian me zgjedhjen e paligjshme të kryeprokurorit

Shqipëria

Vasili: Rama e minoi qëllimisht integrimin evropian me zgjedhjen e paligjshme të kryeprokurorit

Më: 15 janar 2018 Në ora: 11:44
Petrit Vasili

Petrit Vasili, kreu i Grupit të LSI, deklaron se "kryeministri e minoi qëllimisht integrimin evropian me zgjedhjen e paligjshme të kryeprokurorit". Ai sjell në vëmendje faktin se "kryeprokurorja Arta Marku pohon me gazetaret, në mënyre korrekte, se ka boshllëqe ligjore për çështjen e zgjedhjes së Prokurorit" dhe bën thirrje:

"O Kryeminister a ke veshe ta degjosh: Ka boshlleqe ligjore.

Kushtetuta flet qarte e prere se boshlleqet i ploteson vetem Kuvendi i Shqiperise me vote duke ndryshuar ligjet.

Nuk i ben dot as ky kryeministri i kapur, as komisioni i ligjeve,as interpretimet ne anglisht, as 69 votat kriminale qe rrezuan shtetin ne 18 dhjetor.

Kryeministri i vuri qellimisht minat reformes ne drejtesi ne 18 dhjetor,ne funksion te strategjise se tij te antiintegrimit europian "integrimi i pamundur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat