Çmimi i naftës arrin rekordin e tre vjetëve të fundit

Shqipëria

Çmimi i naftës arrin rekordin e tre vjetëve të fundit

Më: 15 janar 2018 Në ora: 12:34
Ilustrim

Çmimi i naftës në tregun botëror ka vazhduar të rritet edhe në javën e dytë të këtij viti për më shumë se 3 %, duke arritur kështu nivelin më të lartë në tre vitet e fundit, fenomen të cilin ekspertët e shpjegojnë me uljen e ç’ekuilibrit në mes të ofertës dhe kërkesës.

Në tregun e Londrës çmimi i barelit gjatë javës së kaluar është rritur 3.3 %, në 69.87 dollarë, deri sa në tregun e SHBA është rritur 4.7 %, në 64.30 dollarë. Këto janë nivelet më të larta të çmimeve që nga fundi i vitit 2014, e rritjen e këtij çmimi e mbështesin vlerësimet që së shpejti mund të vendoset ekulibri në mes të ofertës dhe kërkesës.

Organizata e vendeve eksportuese të naftës, OPEC dhe disa prodhuesve jashtë këtij grupimi, duke përfshirë këtu edhe Rusinë, që nga janari i vitit të kaluar vazhdon që me uljen e prodhimit të vendos ekuilibrin në mes të ofertës së madhe dhe kërkesës diçka më të dobët. Përgjigja e tyre për uljen e prodhimit për 1.8 milionë barelë në ditë do të vazhdoj të paktën deri në muajin shtator, e ndoshta edhe deri në fund të këtij viti. Për këtë do të vendoset së shpejti, tha ministri rus i energjetikës, Aleksandar Novak duke shtuar se teprica në treg po ulet, por ende nuk është vendosur ekuilibri në mes të ofertës dhe kërkesës.

Mbështetje çmimeve i jep edhe rritja e fuqishme ekonomike e fuqive të mëdha, gjë që nxitë edhe kërkesën më të madhe për “arin e zi”. Përveç kësaj, nga mesi i vitit të kaluar kishte ulje të papritur të prodhimit dhe stokut të naftës në SHBA. Prodhimi ra nga 290.000 barelë në ditë në 9.5 milionë barelë në ditë, bëjnë të ditur të dhënat qeveritare, derisa analistët kishin parashikuar se do shkoj mbi 10 milionë barel në ditë dhe do ti afrohet nivelit të cilin për momentin e mbajnë vetëm Arabia Saudite dhe Rusia.

Javën e kaluar në SHBA kanë rënë stoqet e naftës bruto nga gati pesë milionë barel në 419.5 milionë. “Nuk është fakt i rëndësishëm që stoqet amerikane të naftës bruto janë në nivelet më të ulëta që nga gushti i vitit 2015. OPEC është gjithnjë e më afër qëllimit të dëshiruar të arritjes së stoqeve industriale të OECD-s në mesataren pesëvjeçare”, tha Tamas Varga nga kompania PVM Oil Associates.

Mbi 10 milionë barelë

Mirëpo, të premten investitorët u trazuan nga të dhënat e kompanisë Baker Hughes mbi rritjen e kantiereve të shpimit të naftës në SHBA, që paralajmëron edhe rritjen e prodhimit. Sipas të dhënave të kësaj kompanie, javën e kaluar, numri i këtyre kantiereve është rritur për 10, që është edhe rritja më e madhe javore që nga korriku i vitit të kaluar. Kështu javën e kaluar ishin aktive 752 kantiere të këtij lloji.

Analistët thonë se lëvizja e çmimit të naftës në mes të 65 dhe 70 dollarëve për barel mund të prek prodhuesit amerikan në rritjen e prodhimit. Për këtë arsye vlerësohet se në muajt në vazhdim prodhimi në SHBA do të tejkalojë 10 milionë barelë, e kjo do të fundos edhe përpjekjet e OPEC-ut dhe prodhuesve të tjerë për vendosjen e ekuilibrit të ofertës dhe kërkesës, e me këtë edhe rritjen e çmimit. “Nëse shikoni disa nga treguesit që janë për momentin, ata flasin se çmimi i naftës është shumë i lartë. Por, nga ana tjetër, ekzistojnë disa faktorë që mbështesin tregun”, thekson Drejtori për energjetikë në kompaninë Mizuho, Robert Yawger.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat