Kush është këshilltari shqiptar i Erdogan, që e ndërlidh nën rrogoz me Edi Ramën

Shqipëria

Kush është këshilltari shqiptar i Erdogan, që e ndërlidh nën rrogoz me Edi Ramën

Më: 15 janar 2018 Në ora: 12:38
Taip Erdogan

Afërsia e presidentit të Turqisë Taip Erdogan me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, tashmë nuk është më sekret.

Gjatë më shumë se katër viteve në pushtet, Rama e ka treguar se marrëdhëniet e tij me Erdogan janë “speciale”.

 Nuk dihet saktësisht  se kush e ka kërkuar i pari këtë miqësi, apo kush ka qenë “mblesi” i saj, por sot ajo është më e fuqishme se kurrë, një fakt në dritë i cili së fundmi u vërtetua edhe me karshillëkun që kryeministri i Shqipërisë i bëri edhe SHBA-ve dhe presidentit Trump, me votimin kundër tyre në OKB. për çështjen e Jerusalemit kryeqytet. Ajo votë demaskoi hapur varësinë dhe lidhjen e dyshimtë për shumëkënd, mes Ramës dhe Erdogan, i cili inicioi rezolutën që nuk kishte tjetër qëllim, veçse injorimin ndërkombëtar të Amerikës.

Gjithashtu është fakt, që Edi Rama më shumë se çdo vend tjetër ka vizituar Ankaranë dhe Stambollin në mënyrë periodike; herë si ftuar special në dasmën e vajzës së Erdogan, e herë në përurimin e veprave publike në Turqi, ku presidenti u shndërrua, deri edhe në shoferin personal të tij për pak minuta.

Si kurrë më parë, vetë Erdogan i lejoi vetës gjatë fushatës së fundit elektorale në Shqipëri, që të jepte një intervistë me kërkesë të Edi Ramës në “Top Channel” ku  u bëri  hapur thirrje shqiptarëve, që të mbështesnin mikun e tij, edhe për një mandat tjetër. Ka edhe plot pasazhe të tjera nga kjo dashuri misterioze, që përveç investimeve për ndërtimin e  xhamive madhështore si ajo e Tiranës, Shqipërisë nuk i ka sjellë ende asnjë të mirë tjetër.

Marrëdhëniet e Ramës me Erdogan nuk kufizohen vetëm në takime të hapura për publikun. Kabulli që i ndërlidh ata të dy është në punë, pa pushim.

Por kush është personi kyç që mban gjallë në mënyrë konstante këtë marrëdhënie, edhe për çështje që ende mbeten mister?

Bëhet fjalë për një shqiptar, që prej vitesh është pjesë e stafit të ngushtë të presidentit të Turqisë; si këshilltar i tij për çështjet e Ballkanit dhe specifikisht, për hapësira ku jetojnë shqiptarët; Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi.

Ky shqiptar quhet, Sabri Demiri, i lindur në, në Shkup dhe i shkolluar më së miri në Turqi. Është pikërisht ky person që ndërlidh Erdogan me Edi Ramën për çështje që pakkush i di, përderisa ndihmat e Turqisë në investime nuk po duken gjëkundi, pavarësisht se kryeministri i Shqipërisë menjëherë pasi fitoi mandatin e parë e shpalli këtë vend, “partner strategjik”.

Sabri Demiri Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në vendlindje, Shkup. Në vitin 1992 u regjistruar në Universitetin e Sarajevës, në drejtimin e Teologjisë, por nisja e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë bëri që ai të largohej nga aty, për të vazhduar rrugën për në Damask të Sirisë, ku përfundon studimet në Institutin e Gjuhës Arabe.

Në vitin 1994 zhvendoset në Turqi. Një vit pas përvetësimit të gjuhës turke, nis studimet themelore dhe ato të magjistraturës në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin Marmara.

Momentalisht jeton në Ankara me familjen e tij të ngushtë, që përbëhet nga katër anëtarë: ai, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij. Prindërit dhe farefisi i ka në Maqedoni.

Në vitin 2009, më ftesë të Erdoganit, në atë kohe kryeministër i Turqisë, u emërua këshilltar i tij, detyrë të cilën e ka vazhduar deri në vitin 2014. Në kohën kur ish-kryeministri Erdogan merr pozitën e kreut të shtetit, emërohet këshilltar për Ballkanin, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht.

Demiri në një intervistë për “Telegraf” ka deklaruar, se nën urdhrin e Erdogani është formuar, “Kryesia e Popujve Akraba”, apo e popujve që konsiderohen shumë të afërt me Turqinë. Dhe në krye të këtyre popujve janë, shqiptarët…

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat