Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetit të Kuvendit dy emrave në listën shumëemërore të cilët zëvendësojnë Aqif Rakipin e PDIU-së dhe Gledion Rehovecën e LSI-së.
Në vend të Rehovicës do të ulet përkatësisht Silva Caka nga LSI, e cila ka qenë deputete në Kuvend gjatë legjislaturës 2013-2017.
Ndërkohë, deputeti më i ri në Kuvend do të jetë Dritan Bici, i cili zëvendëson Aqif Rakipin në Qarkun e Elbasanit.
Dritan Bici ka qenë ish-kryetar i Bashkisë Gramsh, ish-kryekomunar dhe ish-kryetari i PS-së, po në Gramsh.
Vendimiu mor me 7 vota pro.
Më 5 janar 2018 KQZ i ndërpreu mandatin Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovices pas kërkesës së prokurorisë.