Ilir Meta takon Albano Carrisi-n: Promovues i palodhur i Shqipërisë

Shqipëria

Ilir Meta takon Albano Carrisi-n: Promovues i palodhur i Shqipërisë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 14:20
Pamje nga takimi

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot këngëtarin e njohur italian  Albano Carrisi.

Kreu i shtetit e cilësoi këngëtarin një promovues të palodhur të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

”Të dashur miq, sot takova këngëtarin e famshëm, Albano Carrisi, i cili me zërin dhe muzikën e tij frymëzoi shqiptarët në fund të viteve ’80 për liri, demokraci e shpresë.

Al Bano është edhe sot një promovues i palodhur për Shqipërinë dhe shqiptarët”, thotë Meta në një mesazh në “Facebook”.

Babai i Albanos Carmelo Carrisi ka qenë ushtar në Jug të Shqipërisë, por me kalimin e kohës ai mësoi të bashkëjetonte dhe t’i donte shqiptarët, duke u shprehur se falë atyre njerëzve ishte gjallë. Për nder të vendit mikëpritës, që italianët e njohin si “Albania”, ai vendosi ta quaj Albano të birin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat