Zhdukja e Artan Lleshit, arrestohet shoku i tij

Shqipëria

Zhdukja e Artan Lleshit, arrestohet shoku i tij

Më: 15 janar 2018 Në ora: 16:17
Ilustrim

Një person është arrestuar nga policia si i dyshuar se ka të bëjë me zhdukjen e shtetasit Artan Lleshi, më 5 nëntor të vitit të kaluar në fshatin Rukaj të Burrelit. Policia ka arrestuar shtetasin Altin Murati dhe gjykata ndaj tij ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për vrasje.

Pasi doli nga banesa për të shkuar në Kamëz ku do të takohej me shokun e tij Altin Murati, vetëm 20 minuta pas atij takimi, Artan Lleshi ka mbyllur telefonin dhe ka humbur gjurmët.

Mësohet se aksioni për kapjen e Muratit është mbajtur sekret nga policia. Sipas hetimeve, Murati nxori në pritë 40-vjeçarin Artan Lleshi, ndërsa mësohet se familja Lleshi është në hasmëri me familjen Hoxha. I arrestuari është një i afërm i familjes Hoxha dhe shok me të zhdukurin.

Si lindi hakmarrja

Në vitin 2012-të, kushëriri i Artanit, djalit të zhdukur prej 5 ditësh ka vrarë një djalë të ri, i ka grabitur paratë dhe i ka djegur kufomën. Ndonëse Arben Lleshi është dënuar me burgim të përjetshëm për krimin, familja e tij është përndjekur nga gjakmarrja. Xhavit Lleshi dhe Hajredin Lleshi janë dy viktimat nga fisi i Arbenit, ndërsa të afërmit dyshojnë se janë ekzekutuar pikërisht për vrasjen e ndodhur në Angli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat