Bashkim Fino ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet e tij brenda Partisë Socialiste.
Përmes një deklarate të shkurtër të shpërndarë për publikun, Fino thotë se pavarësisht se nuk është i detyruar ligjërisht, i paraqiti dorëheqjen kryetarit të Partisë nga funksioni i Sekretarit Organizativ dhe Administrativ të partisë.
“Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF”, thotë Fino.