Ambasadori britanik në zyrën e kryeprokurores Arta Marku

Shqipëria

Ambasadori britanik në zyrën e kryeprokurores Arta Marku

Më: 15 janar 2018 Në ora: 17:41
Arta Marku

Kryeprokurorja Arta Marku priti sot në një takim ambasadorin britanik në vendin tonë. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, por në faqen e Prokurorisë hidhet dritë mbi bisedën e zhvilluar.

“Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku priti ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman.

Znj.Marku garantoi vendosmërinë në luftë kundër paligjshmërisë dhe cdo forme të krimit në Shqipëri.
Ambasadori Norman shprehu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Shqipërinë, për bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese dhe plotësimin e reformës në Drejtësi dhe procesit të “Vetting”-ut”, shkruhet në faqen e Prokurorisë së Përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat