Është ndërprerë me 5 minuta seanca e parë e sesionit të ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë.
Shkak për këtë është bërë fakti që kryeparlamentari Gramoz Ruci nuk i dha fjalën kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho, pasi ishte në shkelje të procedurës.
Menjëherë është ngritur nga vendi i tij, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke ju afruar foltores, cka bëri që edhe Garda e Republikës të vihej në resht për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme.
Pasi i kërkoi liderit të opozitës që të ulet dhe të mos bëhet ‘truprojë’ e deputetë të tij, por të marrë në dorë drejtimin e partisë, Ruci bëri ndërprerjen e seancës me 5 minuta.
“O kryetar pse ngrihesh mo, ulu poshtë, bëj liderin e opozitës, mos bëj....bëj liderin kryetar... Ulu more poshtë. Mos bëj bodyguardin e opozitës”, tha kryeparlamentari Gramoz Ruci.