Presidenti grek “kërcënon” Shqipërinë: Nëse s’respektoni minoritetet, merrni përsipër pasojat

Shqipëria

Presidenti grek “kërcënon” Shqipërinë: Nëse s’respektoni minoritetet, merrni përsipër pasojat

Më: 15 janar 2018 Në ora: 18:34
Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos gjatë një takimin me përfaqësues të diasporës dhe të organizatave të hebrenjve në ShBA, foli sërish për marrëdhëniet me Shqipërinë.

Ai “kërcënoi” vendin tonë se nëse kërkon perspektivën evropiane duhet të respektojë të drejtat e minoriteteve.

“Ne synojmë integrimin europian edhe të Shqipërisë fqinje. Mirëpo Shqipëria, që të ketë perspektivë europiane, duhet të respektojë të drejtën europiane dhe ndërkombëtare.

Dhe një nga akset më të rëndësishme të së drejtës europiane dhe ndërkombëtare është respektimi i të drejtave themelore të njeriut.

Dhe nga të drejtat themeltare të njeriut është posaçërisht e drejta mbi pronën dhe të drejtat e minoritetit. Përderisa ka respektim nga ana e Shqipërisë, ne jemi këtu që të ndihmojmë.  Mirëpo, nëse nuk ka respektim, Shqipëria duhet të marrë përsipër pasojat. Të jemi të qartë: Ne nuk mund të bëjmë lëshime në emër të çfarëdo miqësie dhe fqinjësie të mirë”, tha Pavlopulos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat