“Gjaku nuk bëhet ujë”, Majko pi verë me shqiptarët e Ukrainës

Shqipëria

“Gjaku nuk bëhet ujë”, Majko pi verë me shqiptarët e Ukrainës

Më: 15 janar 2018 Në ora: 18:35
Pandeli Majko

Gjatë ditës së sotme ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, zhvilloi një vizitë në Ukrainë, në fshatin Karakurt, aty ku jetojnë më shumë se gjysma e shqiptarëve të Ukrainës.

Gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët e Ukrainës, Majko u shpreh se qeveria shqiptare do jetë gjithë “sy e veshë” për ta.

Majko vizitoi shkollën ku mësohet gjuha shqipe si dhe Shtëpinë e kulturës ku performuan një sërë grupesh artistike të diasporës.

Ai pati një takim rezultativ edhe me Zëvendësministrin e Parë të Arsimit dhe Shkencës, Kovtunets Vladimir Vitalievich. Nga bisedimet u arrit dakordësimi për krijimin e Katedrës Shqipe në Ukrainë dhe ai lidhur me bursat për studentët shqiptarë në nivelet Bachelor, Master dhe Phd.

 “Pas 300 vitesh duhet të vini në Shqipëri, për ta parë nga afër vendin tuaj të origjinës, i cili është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar turistik”, tha Majko para shqiptarëve të Ukrainës.

“Gjaku nuk bëhet ujë…”, tha ministri Majko.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat