Një gëzim për babain që ish-gruaja i vrau tre vajzat...Koiçidenca që i sjell pranë Simonën

Shqipëria

Një gëzim për babain që ish-gruaja i vrau tre vajzat...Koiçidenca që i sjell pranë Simonën

Më: 15 janar 2018 Në ora: 19:20
Vajzat

Rreth 4 vjet nga tragjedia në Itali, ku tre motra u vranë në mënyrë mizore nga nëna e tyre, për babain, ka nisur një jetë e re.

Dhe në plotë kuptimin e fjalës. Ardhja në jetë e një fëmije pritet të sjellë sadopak gëzim për të si baba. Pas ngjarjes së rëndë ku ish bashkëshortja e tij Edlira Dobrushi vra në gjendje të rënduar psikologjike tre vajzat e saj në Itali ku jetonin, Bashkim Dobrushi nisi një jetë të re duke u martuar me Afërditën, e cila më 3 prill pritet të lindë një djalë. Kjo është një datë shumë domethënëse për Bashkimin, pasi më 3 prill, vajza e tij, Simona, do të kishte mbushur 17 vjeç. 

Ja çfarë shkruajnë sot mediat italiane

Në mëngjesin e 9 marsit 2014, Lecco u zgjua me lajme që dukej si një makth, por ky ishte realiteti më i keq. Tre vajza të vrarë nga nëna e tyre në atë kohë u quajt  si “Therja e Chiuso”. Ky  tmerr ka goditur të gjithë komunitetin ku një nënë mori jetën e tre vajzave të saj dhe më pas u përpoq të vriste veten. Dhe vuajtja e një babai i cili humbi tre vajzat e tij në një natë.

Tani ai njeri, Bashkim Dobrushi, ka filluar një jetë të re, por pa harruar kurrë, as për një sekont, tre dashuritë e tij.

Masakra e mbyllur

Babai i tre vajzave të vogla të vrarë në qytetin e Chiusos në Itali në 2014, Bashkim Dobrushi, në fakt do të bëhet përsëri një baba.

Në prill, 49-vjeçari u martua me Afërditën, 36 vjeçe, ku tani çifti pret një djalë i cili do të lindë më 3 prill, ditën kur Simona, vajza më e madhe do të kishte mbushur 17 vjet.

Simona vdiq në duart e nënës së saj Edlira Copa atë natë të mallkuar, tre vjet më parë së bashku me Keisin 10 vjeçe dhe Sidni vetëm 3 vjeçe.

Fjalët e babait, Bashkimit

Sytë e babait Bashkimit, janë të mbuluar me lot kur ai tregon për vajzat e tij dhe mbështetjen që kishte nga banorët e qytetit të Lecces. “Simona ishte një lojtare volejbolli dhe të gjithë thonin se ishte një grua e vogël, ndërsa Keisi pëlqente vallet klasike. Sidni ishte gjithmonë e dashur”.

Gruaja e re gjithmonë ka provuar të mbështesë burrin e saj në luftën e tij të përditshme kundër dhimbjes së humbjes së tri vajzave të tij.

"Muret e shtëpisë sonë në Lecco janë plot me fotografi të vajzave të mia. Qyteti i Leccos është qyteti im dhe Italia është vendi im. Njerëzit e Leccos janë bashkëqytetarë e mi. Dëshiroj t'i falënderoj. Unë do të doja t'u tregoja se ndihma e tyre ishte thelbësore".

Një jetë e re

Dhe tani në fund një rreze drite, ardhja e një jete të re. Një dhuratë që nuk mund ta fshijë dhimbjen, por kjo do të ndihmojë zemrën e këtij njeriu që ka vuajtur shumë. "Do të jetë një djalë, për mua gjëja më e rëndësishme është të jetë mirë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat