“Ramës i ka ngelur ora te politika batutës. Ruçi një bodyguard i denjë për kryeministrin”

Shqipëria

“Ramës i ka ngelur ora te politika batutës. Ruçi një bodyguard i denjë për kryeministrin”

Më: 15 janar 2018 Në ora: 19:41
Kuvendi

Nuk i ka kursyer akuzat kundrejt kryeministrit Rama deputeti i PD-së Luçiano Boçi, duke e etiketuar kreun e qeverisë si një “lolo” që ka marrë përsipër të bëjë deputetët dhe kuvendin të qeshin.

I ftuar në Syri.net, Luçiano Boçi ka deklaruar se koha e “gallataxhinjve të politikës” ka mbaruar, por mesa duket kryeministri nuk e sheh si çështje sekondare “batutën”.

 ‘Nuk është se ne acarohemi nga batuta e Ramës. Por në parlament vihet për të thënë të vërtetën,dhe sigurisht që unë nuk kam primare të bëj batuta. Por kryeministri nuk është në pozicionin e tij, por ai del si ai gallataxhiu lagjes, kur unë jam i mërzit dhe vjen ky loloja i lagjes dhe na bën të shkrihemi gazit. Ka ikur koha e qeverisjes me anë të batutës’, u shkreh Boçi.

Në seancën e parë të parlamentit këtë të hënë nuk kanë munguar dhe debatet mes deputetëve të opozitës dhe kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi. Mbi këtë pikë, Luçiano Boçi tha:

‘Ruçi gjithë jetën e tij ka bërë ose badigardin e Fatos Nanos ose badigardin e Edi Ramës. Tani është graduar se ishte bodigard politik, dhe u bë kryetar i Kuvendit.

Me Ramën nuk ka bërë vetëm badigardin politik por dhe badigardin real, duke parë mënyrën se ai sillet ndaj reagimit tonë, ku menjëherë sapo afrohemi tek foltorja ai shtyp butonin e gardës’, u shpreh Boçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat