Si mund të parandalohen grabitjet e bankave, flet eksperti

Shqipëria

Si mund të parandalohen grabitjet e bankave, flet eksperti

Më: 15 janar 2018 Në ora: 19:57
Eksperti i ruajtjes së sigurimit fizik të objekteve, Begator Mane

Eksperti i ruajtjes së sigurimit fizik të objekteve, Begator Mane, ka komentuar grabitjen e bankës së nivelit të dytë, të ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Eksperti Mane deklaroi në studion e Report Tv se duhet të rritet bashkëpunimi mes bankave të nivelit të dytë, Bankës Qendrore dhe institucioneve të tjera, siç është Policia e Shtetit, në mënyrë që të parandalohen grabitje të tilla.

Sipas tij, është më mirë që institucionet, kryesisht bankat, është më mirë që të ruhen me shërbim fizik, sesa me sistem elektronik.
Pse është piketuar kjo bankë?
Vetë banka bën një kontroll, ose përgatitje, para se të hapë një filial dhe vendos nëse dega do ruhet me shërbim privat ose në mënyrë elektronike. Nga banka është parë e arsyeshme që kjo degë të mos ruhet me shërbim privat. Në dijeninë time nuk ka pasur efektivë privatë.

A e kanë studiuar terrenin autorët?
Nuk mund të supozojmë asgjë, përderisa çështja është në ndjekje.

Mund të ketë bashkëpunëtor brenda filialit?
Ka raste nga më të ndryshmet. Impakti është negativ, por përveçse kanë ndodhur ngjarje të kësaj natyre ka pasur dhe nga ato ngjarje, ku janë kapur autorët. Siç ishte ngjarja te ‘Zogu i Parë’, ku u kap autori, apo ngjarja në Durrës, ku u kapën menjëherë autorët. Kohët e fundit, me ndryshimet ligjore në 2014 mbi shërbimin e ruajtjes së sigurisë fizike, kemi dyshim rrënjësor të këtyre shërbimeve. Ligji ka përcaktuar pagën më të lartë, moshën. Risia e tij është se ka sjellë diçka të re në mënyrën dhe funksionimin e sigurisë fizike. Numri i grabitjeve sapo vjen e është kufizuar.

A mendoni se bankat e kanë rritur nivelin e sigurisë?
Në ndihmë të çdo lloj biznesi për të rritur masat e sigurisë është dhe ligji shtesë për këtë. Edhe ky ligj ju vjen në ndihmë bankave e të gjithë institucioneve, ku përcakton masat shtesë që duhen ndërmarrë.

Si mund të parandalohen grabitjet?
Bashkëpunimi duhet të jetë më i madh mes bankave të nivelit të dytë, bankës qendrore dhe institucioneve të tjera. Kur hapet një degë banke duhet të merret miratimi i Policisë së Shtetit, për masat e sigurisë, xhamin, trashësinë e tij, mënyrën e vendosjes së kamerave, sistemin e alarmit, trajnimin e punonjësve.

Grabitësi ka qenë i vetëm?
Nuk e dimë si ka ndodhur ngjarja, si ka vepruar apo larguar autori. Këto gjëra i takojnë organeve të prokurorisë.

Ky filial nuk ka pasur person publik, por kamera. A janë të mirëtrajnuar personat që ruajnë?
Ligji i 2014 solli disa ndryshime, çdo punonjës shërbimi merr 50% mbi pagën minimale. Çdo punonjës bën trajnim 10 ditor për ruajtjen fizike të objektit. Ka probleme në përzgjedhjen e personave, në trajnimet e tyre, probleme me bankat, të cilat realizojnë disa tendera duke u fokusuar te çmimi dhe jo te performanca.

Më e mira për mbikëqyrjen e subjekteve mënyra elektronike apo shërbimi?
Uniforma ka impakt tjetër gjithmonë. Një person fizik shërben dhe për parandalim të këtyre ngjarjeve. Sot në Tiranë funksionojnë shumë kompani të sigurisë fizike. Nga vendosja e sistemeve të alarmit numri i vjedhjeve ka ardhur duke u ulur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat