Rama nuk tërhiqet: Një mijë herë do ta prishja pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës!

Shqipëria

Rama nuk tërhiqet: Një mijë herë do ta prishja pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës!

Më: 15 janar 2018 Në ora: 21:33
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga vendimi i marrë në vititn 2013 për t’i vënë tritolin pallatit në pronësi të vjehrrit të Lulzim Bashës, i cili është kthyer këtë vit në “bumerang” për qeverinë fill pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, e cila e etiketoi shkatërrimin e ndërtesës si në kundërshti me ligjin dhe kërkoi nga shteti që të dëmshpërblejë banorët e prekur.

I ftuar në emisionin  "Tonight Ilva Tare" në Ora News, Rama tha se do ta prishte një mijë herë atë ndërtesë që sipas tij ishte e paligjshme dhe që i hapi rrugën rikonstruktimit të qytetit të Vlorës e konkretisht shëtitores  së famshme “Lungomare”.

Intervista minutë pas minute

Tare: A jeni penduar per prishjen e pallatit ne Vlore

Rama: Do ta bëja 1 mijë herë po të kthehesha. Kemi bëre shpronësim të ligjshëm dhe ankuesit nuk kanë kontestuar shpronësimin por shifrën. Kanë qenë të pakënaqur me shifrën e përcaktuar nga qeveria për këtë kanë shkuar në gjyq.

Rama ka folur edhe për ndjesitë e tij si “shoferi” që mban i vetëm “timonin e qeverisjes” së vendit.

Tare: Duket sikur nuk po qeverusni, nuk jeni i interesuar për timonin.

Rama: Varet se nga ku e shikoni ju makinën dhe çfarë kuptoni me qeverisjen. Ne kemi nisur procese shumë të rëndësishme që do të kërkojnë kohën e tyre për tu ndjerë nga qytetarët si procesi i shkurtimit të konsiderueshëm të numrit të ndërveprimeve të qytetarëve me zyrar e shtetit, më pak ecejake në zyrat e shtetit, më pak autorizime, më pak shqetësime nga kërkesat për bakshish dhe më pak shpenzime financiare. Kjo është reformë që punojmë intensivisht. Një pjesë e shërbimeve kanë filluar të kalojnë në sistemin i-albania dhe të jepen online, certifikata mund të merret nga shtëpia. Një pjesë tjetër janë në proces. Mund të sjell shembuj në gjithë sektorët. Kemi bërë projektimin e  një buxheti që na jep mundësinë të kërmi këtë vit volumin më të madh të investimeve publike sa i përket infrastrutkturës. Këtë vit ndërtojmë  80 qendrat e para shëndetësore të standrateve bashkëkohore që janë fillimi i një programi për 300 qendra shëndetësore. Për këtë vit fillojmë shpërndarjen e librave falas për fëmijët nga kalsa e parë në të pestën, këtë vit ndërtojmë bashkë me fermerët një sërë procesesh të rejsa ndërveprimesh me shtetin dhe të finsancojmë programe të reja për prodhimin, agropërpunimin, agroturizimin.

Tare: Ka qenë qeverisja me efikasitet të plotë?

Rama: Sigurisht, patjetër.

Tare: Ka pak kaos nga shkrirja e disa drejtorive dhe Ministrive, a po funksionon ajo, a pati nxitim?

Rama: Asgjë nuk po bëhet me më pak përkushtim dhe më pak cilësi se bëhej më parë. Ajo që duam është të bëhet më me shumë cilësi se bëhej më parë. Sa i përket performancës së përditshme të institucionebe nuk ka pësuar asnjë lloj cënimi si rezultat i rikonfigurimit dhe si rezultat i riorganizimit të brendshëm të mekanizmit të qeverisjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat