Çfarë do të ndodhë më 27 janar? Basha jep një përgjigje të fortë

Shqipëria

Çfarë do të ndodhë më 27 janar? Basha jep një përgjigje të fortë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 23:34
Lulzim Basha

27 janari do të jetë një sprovë e madhe, jo vetëm për opozitën por edhe për popullin shqiptar.

Ky është qëndrimi I Lulzim Bashës i cili shton se protesta e opozitës do të përcaktohet nga populli shqiptar, nëse do të kthehet në “sprovën” e dytë të historisë shqiptare.

Ismet Drishti: Ç’do ndodhë më 27 janar?

Basha: Këtë e përcakton populli, i cili nuk pajtohet më me këtë qeveri. Nëse protesta kthehet në një referendum të refuzimit popullor. Sprova e parë e popullit ka qenë për 50 vjet, nëse kjo është një sprovë të dytë, është në dorë të shqiptarëve nëse do ta lënë të zgjasë, apo do të thonë edhe 50 ditë i ke shumë

I ftuar në një intervistë për Ismet Drishtin në Tv Zjarr, Basha i është përgjigjur dhe çështjes së shumëdebatuar të pallatit në Vlorë, në pronësi të vjehrrit të liderit të opozitës. Pak ditë më parë Gjykata e Strasburgut vendosi që qeveria shqiptare të dëmshpërblejë banorët dhe pronarin e objektit të prishur me shpërthim tritoli nga qeveria në vitin 2013. Basha deklaroi se ka një mënyrë që qytetarët të mos paguajnë faturën e sjelljes arrogante të qeverisë.

 Basha: Rama ka shkelur të gjitha të drejtat e njeriut” – tha Basha.

Drishti: Kjo do paguhet me taksat tona, a ka ndonjë mënyrë që unë mos të paguaj?

Basha: Ka një mënyrë. Sa kohë Rama qëndron në kurrizin e popullit, do paguajë populli. Kemi rastin e Shkozës të Himarës, të gjitha këto para, i paguan populli, për të njëtën arsye që paguan populli rritjen e taksave pa asnjë justifikim. Duhet që populli ta shkundë nga shpina një orë e më parë, pasi kjo është e vetmja mënyrë që populli të mos paguajë faturat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat