A e refuzoi Rama shkarkimin e Haki Çakos? Kryeministri flet për herë të parë

Shqipëria

A e refuzoi Rama shkarkimin e Haki Çakos? Kryeministri flet për herë të parë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 23:50
Edi Rama dhe Haki Çako

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me lirimin nga detyra të ish Kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako, duke deklaruar se ai personalisht nuk ka patur thuajse asnjëherë raport personal me të, përveçse një kohe të caktuar.

I ftuar në emisionin Tonight me Ilva Taren, Rama iu përgjigj pyetjes nëse Ministrti Xhafaj i kishte kërkuar shkarkimin e Çakos, dhe kreu i qeverisë të ia kishte refuzuar një herë. Sipas kryeministrit kjo nuk ka ndodhur dhe arsyeja e lirimit të tij nga detyra është ajo e cila tashmë është thënë nga vetë Ministri i Brendshëm.

Më tutje Rama ka folur në lidhje me gjykimin që ai ka për Hkai Çakon, duke thënë se historia dhe raporti me të janë çështje mjaft personale dhe se ai nuk do të guxonte të jepte një gjykim “historik”.

“Një pyetje të vetme bëj” deklaroi kryeministri, duke shtuar se i intereson të dijë sesi do të kujtohet ai personalisht kur të mos jetë kryeministër.

Për më tepër lexoni pjesën e intervistës si më poshtë:

Tare: E shihni si shqetësues faktin se SHISH, Policia e shumë institucione janë me titullarë të përkohshëm...

Rama: Drejtori i Shërbimit është propozuar sipas ligjit nga unë, duhet të marrë miratimin e presidentit dhe nuk do të ketë një propozim tjetër nga ana ime. Presidenti ka marrë kohën e tij... policia është në një proces normal dhe kjo çështje do të përfundojë në pak kohë.

Tare: Pse e liruat nga detyra dhe jo ta shkarkoni Haki Cakon?

Rama: Ashtu si e ka thene edhe ministri i Brendshem, është koha t’i japim një shtytje të re punës së policisë së shtetit.

Tare: E keni refuzuar ju një herë shkarkimin e Haki Çakos? Cfarë raporti keni patur me të, keni komunikuar?

Rama: Jo është një gënjeshtër. Unë nuk kam asnjë marrëdhënie me drejtorin e përgjithshëm të policisë, skam patur dhe sdo të kem kurrë asnjë marrëdhënie.

Rama: Në periudhën kur u krijua qeveria teknike që garantoi zgjedhjet të cilat pastaj dolën të vjedhura, unë kam vendosur kontakte me drejtorin, sepse kisha nevojë që ti bëja të qaertë që në procesin e zgjedhjeve policia kishte nevojëe që të mbante maksimunin e asnjëanësisë gjë që edhe ndodhi.

Tare: Si do kujtohet zoti Cako?

Rama: Sa i përket raportit me historinë e kujtesën kam vetëm një pyetje “si do të kujtohem unë kur të mos jem kryeminister”.

S’ja bëj pyetjen e historisë për asnjë tjetër se është një çështje shumë personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat