Kryeministri japonez në Ballkan, shmang Tiranën...

Shqipëria

Kryeministri japonez në Ballkan, shmang Tiranën...

Më: 15 janar 2018 Në ora: 23:58
Shinzo Abe

Kryeministri japonez Shinzo Abe, ka nisur një tur vizitash në rajonin e Ballkanit perëndimor, ku do të vizitojë Beogradin, Bukureshtin dhe Sofjen, ndërsa është shmangur Shqipëria (Tirana). Në turin e vizitës përfshihen edhe Lituania, Estonia dhe Letonia. Vizita synon rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Japonisë dhe vendeve që do të vizitohen, si dhe shtrirjen e diplomacisë japoneze në Europë.

Mbrëmjen e sotme, Shinzo Abe është pritur nga Presidenti serb Aleksander Vuçiç. Kryeministri japonez shoqërohet në këtë tur nga një delegacion i biznesit, ndërsa në Beograd do të takojë edhe kryeministren Ana Brnabiq.  

“Serbia “mban çelësin e stabilitetit” në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Abe gjatë vizitës në Beograd.

Abe ndodhet në turne pesëditësh në Evropë, i cili ka nisur më 12 janar dhe mbulon gjashtë vende: Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Bullgarinë, Serbinë dhe Rumaninë.

, ka nisur një tur vizitash në rajonin e Ballkanit perëndimor, ku do të vizitojë Beogradin, Bukureshtin dhe Sofjen, ndërsa është shmangur Shqipëria (Tirana). Në turin e vizitës përfshihen edhe Lituania, Estonia dhe Letonia. Vizita synon rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Japonisë dhe vendeve që do të vizitohen, si dhe shtrirjen e diplomacisë japoneze në Europë.

Mbrëmjen e sotme, Shinzo Abe është pritur nga Presidenti serb Aleksander Vuçiç. Kryeministri japonez shoqërohet në këtë tur nga një delegacion i biznesit, ndërsa në Beograd do të takojë edhe kryeministren Ana Brnabiq.  

“Serbia “mban çelësin e stabilitetit” në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Abe gjatë vizitës në Beograd.

Abe ndodhet në turne pesëditësh në Evropë, i cili ka nisur më 12 janar dhe mbulon gjashtë vende: Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Bullgarinë, Serbinë dhe Rumaninë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat