Konflikti në lokalin me muzikë tallava, vendimi që e dënoi me 10 vjet burg

Shqipëria

Konflikti në lokalin me muzikë tallava, vendimi që e dënoi me 10 vjet burg

Më: 16 janar 2018 Në ora: 10:02
Ilustrim

Emiljano Boçi, i njohur edhe me ermin Roland, i cili mbeti i vrarë mbrëmë në atentat, kishte rreth 2 vjet që kishte dalë nga burgu, shkruan “Panorama”.

Boçi ishte shpallur fajtor dhe dënuar me 10 vjet heqje liri me vendim të formës së prerë. Ai ishte arrestuar më 15 janar të vitit 2008, pasi kishte tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Leonard N., duke e qëlluar 3 herë me armë zjarri. Një plumb e kishte goditur atë në kokë, duke e plagosur rëndë.

Për pasojë, Leonardi kishte humbur shikimin nga njëri sy. Ngjarja për të cilën u dënua Boçi e ka pasur pikënisjen në një lokal me muzikë tallave në Kombinat, ku ai me miqtë e tij janë konfliktuar me një grup personash e më pas konflikti është zhvendosur në afërsi të “Misto Mames”, në Tiranë, pasi palët kanë ndjekur njëritjetrin me makina.

Emiljano Boçi është dënuar me 10 vjet burg me një vendim të datës 24 maj 2011, nga Shkalla e Parë, vendim që është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit të Tiranës, më 21 mars të vitit 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat