Infermier, fizioterapist dhe teknik imazherie, ja si mund të aplikoni për këto vende të lira pune

Shqipëria

Infermier, fizioterapist dhe teknik imazherie, ja si mund të aplikoni për këto vende të lira pune

Më: 16 janar 2018 Në ora: 12:58
Ilustrim

Nëse ende nuk keni gjetur një punë në sektorin e shëndetësisë, tashmë keni fatin që të aplikoni për një nga vendet e lira që janë hapur në shëndetësi.

Në portalin zyrtar ju mund të shikoni hapësirat e lira si dhe të aplikoni nëse përmbushni kriteret.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli sot afatet e aplikimit për pozicionet e punës infermier, fizioterapist dhe teknik imazherie në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike në platformën www.inferimierepershqiperine.al.

Aplikimet do t? mbyllen me datë 1 shkurt. Sipas ministrisë, nga sot ka vetëm një mundësi punësimi si infermiere qendrat shëndetësore dhe spitalet publike- Portali "Infermierë për Shqipërinë". Kjo dritare e re do të ofrojë mundësi punësimi reale sipas një sistemi transparent.

Por si do të funksionojë kjo platformë? Çdo i interesuar mund të klikojë www.infermierepershqiperine.al

Ju nevojiten vetëm 4 hapa për të aplikuar:

-       Regjistrohu

-       Ngarko dokumentat

-       Kërko vendet vakante

-       Apliko

Aplikimi kryhet për vendet e lira në bazë qarku. Pra ju mund të aplikoni për të gjitha vendet e lira në qark për pozicionet e punës në qëndra shëndetësore apo në spitale. Pas aplikimit bëhet vlerësimi i dosjes dhe kandidatët që e kalojnë këtë fazë të parë, njoftohen për testimin me shkrim. Shpallja e datave të testimit bëhet publike në Platformë dhe kandidatët njoftohen elektronikisht për datën dhe vendin e testimit.

Testimi do të ketë dy pjesë:

- Pyetje rreth bazës ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor, çështjet që lidhen me etikën dhe komunikimin e infermierëve (20 pikë);

-  Pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe specialiteteve (50 pikë).

Pas testimit, pikët e grumbulluara për secilin aplikant shpallen në Platformë në rubrikën Shpallje dhe fituesit lajmërohen për të ndjekur procedurën për punësim sipas renditjes në listën e shpallur për çdo QARK. Në bazë të renditjes së shpallur kush merr më shumë pikë do të ketë mundësinë e zgjedhjes për punësim në shërbimet e kujdesit parësor apo Spitalor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat