Harrojini ditët e “vjeshtës”, javës tjetër mbërrin dimri i vërtetë

Shqipëria

Harrojini ditët e “vjeshtës”, javës tjetër mbërrin dimri i vërtetë

Më: 16 janar 2018 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Ditët e fundit vjeshtore pritet t’ia lënë vendin temperaturave të ftohta dhe dëborës, që do të pushtojnë mbarë territorin e vendit.

Shumë prej qyteteve si në Veri ashtu edhe në Jug të vendit pritet të mbulohen nga bora.

“Ndërsa ditët e para të janarit ishin me temperatura si të ishte vjeshtë, duket se do t`u vijë fundi. Sipas parashikimeve ditët e vërteta të dimrit priten të jenë në datat 20 deri 26 janar. Ditë dimri na presin në dt. 20 – 26 Jan. 2018”, shkruan Metoalb.

E diela pritet të sjellë rënie të temperaturave në të dy esktremet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat