Koço Kokëdhima: Vrasja e Ivanoviç, akt i rëndë kundër interesave të Kosovës

Shqipëria

Koço Kokëdhima: Vrasja e Ivanoviç, akt i rëndë kundër interesave të Kosovës

Më: 16 janar 2018 Në ora: 20:20
Koço Kokëdhima

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima u shpreh se vrasja e politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviç është një akt i rëndë kundër interesave të Kosovës. Kokëdhima ka shtuar se populli shqiptar dhe ai serb janë më të zgjuar se ata që kërkojnë destabilizim dhe situatë të rrezikshme.

“Vrasja e Ivanoviç është një akt i rëndë kundër interesave të Kosovës. Populli shqiptar dhe ai serb janë më të zgjuar se ata që duan të bëjnë përfitime nga kjo lojë e ndyrë dhe e rrezikshme”, u shpreh ai. Oliver Ivanoviç, lider i serbëve të Kosovës u vra sot në mëngjes rreth orës 08.00 kur po shkonte pranë selisë të partisë së tij. Për vrasjen e Ivanoviç kanë reaguar politikanë të Shqipërisë, Kosovës dhe të Serbisë, sikundër edhe faktori ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat