Naftëtarët: Do protestojmë sërish

Shqipëria

Naftëtarët: Do protestojmë sërish

Më: 16 janar 2018 Në ora: 20:38
Pamje nga protesta

Naftëtarët e rafinerisë në Ballsh kanë paralajmëruar se kanë për të udhëtuar sërish drejt Tiranës, në rast se nuk gjejnë zgjidhje për pagat që i kishin të prapambetura. Naftëtarët e morën guximin më herët dhe erdhën në Tiranë duke protestuar. Ishte kjo protestë, gjë e cila ka sjellë që paga e nëntorit të kalojë në llogaritë bankare të naftëtarëve. Në fund të 2017 kaluan pagat. “Jemi paguar për muajin nëntor, por nuk kemi marrë pagat e muajit dhjetor. Na kanë thënë se nuk dihet se kur do të marrim pagat. Kemi takuar një takim me prefektin.

Në rast se nuk gjejmë zgjidhje, do të udhëtojmë sërish drejt Tiranës dhe atje do të kërkojmë një më një pagat tona, ata që na takojnë”, kanë thënë naftëtarët. Naftëtarët kanë thënë se duan edhe pagat e 12 muajve, që i kanë të prapambetura dhe se nuk i kanë marrë më herët. Naftëtarët në Fier ka kohë që kërkojnë të drejtat e tyre. Ata kanë protestuar pa rreshtur, sa në qytetin e Fierit, po kaq edhe në kryeqytet, duke u shprehur se duan pagat dhe të drejta të plota në punë.

Naftëtarët janë një shtresë e cila thuajse gjithmonë ka qenë e keqtrajtuar, nën dhunë dhe nën represion të hapur nga pushtetet. Ata kanë thënë se janë duke përjetuar momente të vështira dhe se do të kërkojnë deri në fund të drejtat që iu takojnë. Naftëtarët më herët kishin protestuar fuqishëm, duke shkuar përpara Ministrisë të Infrastrukturës dhe Energjitikës. Ata kërkuan edhe takim me ministrin Damian Gjiknuri, teksa në atë kohë iu doli paga e nëntorit, por tashmë kërkohet me ngulm edhe paga e muajit dhjetor 2017.

Teksa naftëtarët më herët kanë protestuar dhe kanë ecur në këmbë nëpër rrugë dhe ndër bulevarde të Tiranës, kanë qenë gjashtë përfaqësues të tyre që kanë hyrë në ministri dhe kanë depozituar edhe kërkesat. Situate e tyre është e rëndë. Jo vetëm që ata punojnë në disa kushte të rënda dhe që janë thuajse një tmerr i vërtetë, por se edhe për plot 12 muaj nuk kanë marrë akoma paratë e pagave që iu takojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat