Reshje shiu duke nisur nga nesër, ja situata në vend

Shqipëria

Reshje shiu duke nisur nga nesër, ja situata në vend

Më: 16 janar 2018 Në ora: 21:57
Ilustrim

Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar se do të ketë reshje të shiut nesër dhe në ditët në vijim. Moti parashikohet jo i qëndrueshëm dhe me vranësira. IGJEUM bën me dije se nuk do të mungojë bora as në zonat malore, sidomos gjatë dy ditëve të ardhshme.

Parashikimi i motit:

Sot pasdite (e martë, dt.16) dhe nesër (e mërkurë, dt.17) priten reshje, që do të jenë mesatare deri intensive në shumicën e qarqeve. Ato mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në terrenet malore, kryesisht nesër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 700m mbi nivelin e detit, ndërsa në veri-lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëbore e re)

Temperaturat:

Nesër (e mërkurë, dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 °C / 16 °C

në vendet e ulëta: 6 °C / 16 °C

në vendet malore: 2 °C / 9 °C.

Era:

Sot (e martë, dt.16) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e mërkurë, dt.17) do të fryjë e fortë në të gjithë territorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat