Arrestohet elbasanlliu me dy emra, kërkohej në Itali për prostitucion

Shqipëria

Arrestohet elbasanlliu me dy emra, kërkohej në Itali për prostitucion

Më: 17 janar 2018 Në ora: 09:36
Ilustrim

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm nga Policia e Elbasanit.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Artur Llupa, i njohur edhe me emrat Luan Tabaku, alias Robert Cani, 49 vjeç banues në Elbasan.

Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë, në lagjen “5 Maji”, Elbasan. Ky shtetas më datë 16.01.2018 ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali.

Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. 492/2016/SIEP, datë 07.12.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për kryerjen e veprave penale të “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Plagosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga nenet 110, 582, 585, 587, 648 të Kodit Penal Italian dhe ligjit nr. 286/1998.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat