Policia arreston vlonjatin, i gjen 2 mina me sahat

Shqipëria

Policia arreston vlonjatin, i gjen 2 mina me sahat

Më: 17 janar 2018 Në ora: 10:32
Ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar sot një 26 vjeçar, i cili kishte dy mina me sahat në makinën e tij Benz ML.

Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit në shtëpi atij iu gjet edhe një sasi kanabisi.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia arreston në flagrancë shtetasin të cilit iu gjetën në automjet  2 mina me sahat.

Sektori për Krimet e Rënda dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Vlorë kanë finalizuar operacionin Packages, në të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Roberto Hodaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

U krye arrestimi i këtij shtetasi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore në mjetin tip ”Benz ML”, që përdorej prej tij i janë gjetur dy mina me sahat.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës e cila përdorej prej tij, në lagjen “Rilindja”, në dhomën e gjumit iu gjetën nga policia 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 minat me sahat, lënda narkotike, mjeti dhe aparate celular.

Prej DVP.Vlorë dhe Prokurorisë Vlorë po vijon hetimi me metoda speciale dhe proaktive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat