11 fëmijë të shtruar nga fruthi, familjarët: Shërbim mizerje

Shqipëria

11 fëmijë të shtruar nga fruthi, familjarët: Shërbim mizerje

Më: 17 janar 2018 Në ora: 10:45
Ilustrim

Sëmundja e fruthit është rikthyer sërish në vendin tonë pas shumë vitesh. Në pavionin e Pediatrisë Infektive në QSUT janë shtruar deri më tani 11 vogëlushë të prekur, ndërkohë që ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga instancat përkatëse nëse ky është një rast epidemie apo jo.

Të pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, burime nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale bëjnë me dije se po priten rezultatet e raportit të Institutit të Shëndetit Publik.

Ndërkaq, ky i fundit në një prononcim për ‘GSH’ thekson se specialistët e këtij institucioni po monitorojnë situatën e së shpejti do të ketë një raport përfundimtar mbi situatën. Ndërkohë që mjekët e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk pranojnë të prononcohen mbi numrin e fëmijëve të prekur nga fruthi e vijimësinë e rasteve të sëmura.

Megjithatë konsultoret e lagjeve pas lajmit për epidemi fruthi kanë marrë në telefon nënat e reja dhe i kanë kërkuar të vaksinojnë me urgjencë fëmijët ose në rast të kundërt do e mbanin përgjegjësinë vetë nënat për të vegjëlit e tyre. Kjo është një tjetër situatë kaotike ku nuk ka asnjë shprehje zyrtare nëse ka apo jo epidemi e në rast epidemie vaksinimi është totalisht i palejuar sepse mund të sjellë edhe vdekje të foshnjeve.

Reagimi i familjarëve

Ndërkohë në Pediatrinë Infektive gjejmë të shtruar disa fëmijë, të shoqëruar nga familjarët e tyre. “Djali im është 10 muajsh e ende mjekët nuk na kanë dhënë një përgjigje përfundimtare. Na thanë që mund të ketë fruth, por Instituti i Shëndetit Publik po merret akoma me analizat. Deri atëherë jemi në pritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat