Reforma në Drejtësi, miratohet ngritja e KLP dhe KLGJ

Shqipëria

Reforma në Drejtësi, miratohet ngritja e KLP dhe KLGJ

Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:20
Ilustrim

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ngritjen e Këshillit e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Raporti për kandidatët u prezantua nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit Genc Gjonçaj, i cili tha se vlerësimi për kandidatët është i arsyeshëm pasi u bë vlerësimi moral dhe profesional.

Gjonçaj tha për KLP kanë plotësuar kushtet ligjore 7 kandidatë, ndërsa 10 janë përjashtuar.

Ndërsa nga trupa e pedagogëve, Gjonçaj tha se 5 kandidatë plotësojnë kushtet, ndërsa 2 të tjerë janë përjashtuar.

Ai tha se janë shpallur 6 herë thirrje për kandidatët e KLP nga shoqëria civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat