Mjeku jep alarmin

Shqipëria

Mjeku jep alarmin

Më: 17 janar 2018 Në ora: 12:04
Ilustrim

Ne nje stine gripale, njohur per komplikacione dhe ne vijim te lajmeve per raste te shtuara te fruthit, vjen nje apel nga mjeku i njohur Tritan Kalo. E ka fjalen pikerisht per fruthin. Teksa poston foto te shfaqjes se semundjes ne trupin e te prekurve, ai apelon fort per vemendje nga te gjithe.

Mesazhi i mjekut Tritan Kalo

Kujtesë!….Sëmundjet infektive ekzantematike janë të shumta, midis të cilave një vënd jo për tu nënvlerësuar ka edhe FRUTHI. Vëndet tona fqinje si Greqia, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi kanë raportuar raste jo të pakta me Fruth. Për këtë arësye si dhe për arësye të  lëvizjve të shumta gjatë festave të fundvitit në këto vënde, çdo familjari apo kolegu  që do të ndeshet me pamje të tilla, në një të sëmurë i cili 2-3ditë para këtyre shënjave ka patur edhe temperaturë, dhimbje koke, dhimbje fyti, ngjirje zëri, dobësi trupore, etj., JU LUTEM të ketë parasysh edhe këtë sëmundje, që nuk duhet  nënvlerësuar për pasojat e mundëshme të saja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat