Ekzekutimi në Tiranë, flet i plagosuri: Ja çfarë ndodhi atë natë

Shqipëria

Ekzekutimi në Tiranë, flet i plagosuri: Ja çfarë ndodhi atë natë

Më: 17 janar 2018 Në ora: 13:14
Melvin Disha/Emiljano Boçi

“Nuk ia kam idenë se kush mund të jetë autori”. Kështu është shprehur Melvin Disha, shoku i 32-vjeçarit Emiljano Boçi, i cili mbeti i vrarë me dy plumba në kokë, në një atentat në Tiranë mbrëmjen e 14 janarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në momentin kur viktima dhe shoku i tij sapo kishin hipur në makinën tip “Land Rover”.

Burime për “GSh” bëjnë të ditur se në dëshminë e tij, Disha ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë, por duke theksuar se nuk ka arritur t’i dallojë autorët.

“Pasi dolëm nga lokali u drejtuam drejt makinës dhe nuk pamë asgjë të pazakontë. U ula te sedilja e pasme pas shoferit. Sapo u futëm në makinë na qëlluan. Kur më preku plumbi jam shtrirë në sedilje dhe kam mundur të lëviz vetëm disa minuta pasi përfunduan të shtënat. Nuk e kam idenë kush mund të jetë autori”, është shprehur i riu.

27-vjeçari është marrë në pyetje nga policia në ambientet e spitalit të Traumës, aty ku dhe po merr mjekim pasi mbeti i plagosur në shpatull gjatë së dielës pranë ish-Parkut të autobusëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat