Vodhën dy televizorë plazma, pranga të rinjve në Sarandë

Shqipëria

Vodhën dy televizorë plazma, pranga të rinjve në Sarandë

Më: 17 janar 2018 Në ora: 16:45
Ilustrim

Arrestohen në flagrancë dy shtetas pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e një tjetër shtetasi !

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :

Armir Çarçani, 22 vjeç, banues në Sarandë

Llambro Prifti, 20 vjeç, banues në Sarandë

Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës së sotme në lagjen “Nr.4”, kanë vjedhur banesën e shtetasit N.Sh., ku kanë marrë dy televizor plazma.

Policia ka ushtruar kontroll në mjetin tip “Volkswagen”, të shtetasit Armir Çarçani, ku kanë gjetur një pistoletë sportive/manovre, thikë, shkopa gome etj, sende të cilat dyshohen se autorët i kanë përdorur për vjedhje të ndryshme që mund të kenë kryer.

Po vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që këta shtetas dyshohen të kenë kryer. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat