Tmerri nga arrestimi, Monika dhe Basha ngrenë celulën antiamerikane me 4 ‘zagarët’ e radhës

Shqipëria

Tmerri nga arrestimi, Monika dhe Basha ngrenë celulën antiamerikane me 4 ‘zagarët’ e radhës

Më: 17 janar 2018 Në ora: 19:58
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Ky do të jetë viti i tmerrit për bajlozët e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Ende pa tretur mirë gjelin e Vitit të Ri, njerëzit që përbëjnë piramidën e korrupsionit në vend, duke filluar që nga Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, së bashku me çetën partiakëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë nisur lëvizjet duke i vënë pritat e fundit reformës në drejtës, me shpresën për t’i shpëtuar lakut të saj. Sali Berisha dhe Ilir Meta po luajnë disi pas perdeve, pasi kanë nxjerrë në shesh të betejës kundër reformës Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Këta të fundit kanë ngritur dje një celulë kundër reformës dhe kundër Perëndimit. Celulën quajnë grupi për ndryshimin e Kushtetutës. Grupi përbëhet nga Ylli Manjani, Nasip Naço, Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi. Këta kanë marrë përsipër të hartojnë disa propozime për ndryshimin e Kushtetutës, në kushtet kur Kushtetuta u ndryshua në korrik të vitit 2016, nën kamxhikun e amerikanëve. Kjo celulë është mina e radhët që Berisha dhe Meta kërkojnë t’i vënë reformës, e cila mban vulën e SHBA.

Me anë të projektligjit, Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi kërkojnë shkarkimin e Arta Markut. Ata kanë thirrur edhe huliganët nëpër rrethe që të jenë gati për t’i mbrojtur në rast arrestimi. Testi i parë i mbrojtjes do të jenë në 27 janar. Kanë filluar që të largojnë edhe familjarët jashtë vendit. Shkëlzen Berisha prej disa javësh nuk është parë më në Shqipëri. Bashkë me familjarët kanë larguar jashtë edhe thasët me para, me avion, rrugë tokësore dhe me të gjitha mënyrat që i dinë vetëm ata.

Në të njëjtën kohë, bajlozi tjetër Edi Rama, po lëviz me shpejtësi në një drejtim tjetër, për të kapur drejtësinë, duke u përpjekur që të fusë njerëzit e tij në institucionet kyçe. Nga frika e reformës, Edi Rama, me anë të një kanakari në Kuvend, ka marrë disa emra në listën e zezë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke i vënë në krye të listës të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pra, edhe pse në drejtime të tjera, Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Metë nuk po lënë gurë pa luajtur kundër reformës. Dhe lufta kundër reformës është në radhë të parë luftë kundër shqiptarëve dhe sfidë ndaj amerikanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat