Basha takoi arbëreshët e Chieutit

Shqipëria

Basha takoi arbëreshët e Chieutit

Nga: A.M. Më: 17 janar 2018 Në ora: 20:44
Pamje nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në takim veçantë një delegacion të arbëreshëve të Chieutit, rajoni i Puglias.

Ai ka shkruar në Facebook se PD dhe unë do ti gjendemi përherë pranë motrave dhe vëllezërve arbëreshë.

Postimi i plotë:

Në 550 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, prita me emocion të veçantë një delegacion të arbëreshëve të Chieutit, rajoni i Puglias.

PD dhe unë do ti gjendemi përherë pranë motrave dhe vëllezërve arbëreshë, sot në opozitë dhe nesër me përgjegjësitë e qeverisjes, për të mbajtur gjallë dhe lartësuar vlerat e komunitetit arbëresh, gjuhën dhe traditat e zakonet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat