“Japim dorëheqje për kushtet e vështira”, Manastirliu tregon se si u zgjidh situata me mjekët e urgjencës

Shqipëria

“Japim dorëheqje për kushtet e vështira”, Manastirliu tregon se si u zgjidh situata me mjekët e urgjencës

Më: 18 janar 2018 Në ora: 07:50
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka komentuar veprimin e mjekëve të Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë për t’u tërhequr nga detyra për shkak të kushteve të vështira. 

Vendimi i tyre për t’u tërhequr u bë publik më 15 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa theksuan se do të qëndronin në punë për një afat 30 ditor, shkruan ‘BalkanWeb’.

Por pavarësisht deklaratës së tyre, me ndërhyrjen e shefit të Urgjencës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, mjekët u tërhoqën nga ky vendim. E për të shpjeguar gjithë këtë situatë, ministrja Manastirliu e ftuar në ‘Studio e hapur’ në “News24” tha se këtij problemi të mjekëve iu dha zgjidhje, duke futur sistemin e patronazhit.

“Këtë besoj se e shpjegoi mirë shefi i Urgjencës në Sëmundjet e Brendshme. Çdo strukturë ka momente kur duhet zhvilluar një dialog. Duke marrë shkas edhe nga urgjenca, ka fluks pune. Tashmë s’do të jetë më fluks.

Nuk ndodhi asgjë që ju të mos e dini, ndodhi një diskutim për të folur mbi problemet. Kemi diskutuar se si mund të zhvillohet puna në Shërbimin e Urgjencës, për shërbim të mirë ndaj mjekëve dhe pacientëve. Ne u përgjigjëm menjëherë, vumë sistemin e patronazhit”, tha ministrja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat